Gashtë të arrestuar në Malishevë, vodhën 2000 litra naftë
Policia e Malishevës ka arrestuar gjashtë burra në fshatin Senik me arsyetimin se kanë konsumuar elemente të veprës penale të vjedhjes.Ngjarja ka ndodhur në trasenë e autostradës, me ç’rast të dyshuarit kanë vjedhur mbi 2000 litra naftë, njofton policia.
Policia naftën e sekuestruar ia ka kthyer kompanisë, ndërsa provat materiale si dhjetëra fuqi dhe gypa plastikë i ka kolektuar dhe do t’ia dorëzojë prokurorisë si prova materiale. /Telegrafi/