Gati baza ligjore për rikthimin e armëve të Skëndërbeut

11:56 / 17.09.2012
Kryetarja e Parlamentit të Austrisë Barbara Prammer gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli, konfirmoi se brenda tetorit do të jetë gati baza ligjore për rikthimin e armëve të heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe në atdhe.

“Zonja parlamentare përmendi që ne prej shumë vitesh kemi marrëdhënie të shumë të mira. Shpresoj që parlamenti të punojë, pasi baza ligjore është gati, për të sjellë vitin tjetër shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut”, tha Prammer.

Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve Prammer njoftoi edhe ceremoninë e nisjes së HEC-it të ri në Shqipëri nga një kompani austriake.
“Zonja kryetare përmendi që ka shumë investime austriake, gjithashtu do jetë edhe ceremonia e nisjes së punimit të një HEC të ri”, deklaroi Prammer, duke uruar një përgjigje pozitive nga raporti i Komisionit Europian për integrimin.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe që Austria dhe Shqipëria kanë pasur ndër vite shprehu entuziazmin e saj për mbajtjen e konferencës së kryetareve të kuvendit në Tiranë në vitin e ardhëm.

“Jam e kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendet tona janë të shkëlqyera dhe që janë avancuar në marrëdhënie dypalëshe në fushat e ndryshme, reciproke. Austria ka qenë një ndër vendet mbështetëse për çështjet shqiptare, një ndër projektet më të rëndësishme që kompanitë austriake kanë bërë në Shqipëri ka qenë digjitalizim i regjistrave civil. Proces shumë i vështirë. Që më vonë çoi në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”, tha Topalli. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:27 / 19.06.2013
Noizy

“Po Sikur”, bashkëpunim nga Zanfina dhe Noizy

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi në kuadër të albumit të tij të ri, ai ka publik...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.