Gazetari digjet i gjallë gjatë transmetimit

12:17 / 30.10.2012
Stafi i Radios Popullore bëri të ditur se katër burra të maskuar u futën në studio dhe derdhën benzinë mbi prezantuesin Fernando Vidal, duke e djegur të gjallë.

Vidal dhe një tjetër pjesëtar i stafit janë duke u trajtuar në spital me djegie të rënda.

Të afërm të tij thanë se Vidal ka qenë duke raportuar mbi kontrabandën në zonën kufitare, në kohën kur ndodhi sulmi. Ai pësoi djegie në fytyrë, krahë dhe kraharor, thotë dhëndri i tij, Esteban Farfan.

Një teknik i studios, Karen Anza, pësoi gjithashtu lëndime nga sulmi. Disa dëshmitarë okularë thanë se sulmuesit hodhën gjithashtu përzierje molotovi. Farfan tha se vjehrri i tij ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë provinciale dhe i ka shprehur kritikat e tij edhe në transmetim, transmeton TCH.

Ai u shpreh se besonte pas këtij sulmi të ishin fshehur shkaqe politike, por policia nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi motivet e mundshme. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë sulm.

Yacuiba është vetëm 3 kilometra larg kufirit me Argjentinën. Ndërkohë që ekziston një volum i lartë i tregtisë ndërkufitare, gazetarë si Vidal kanë denoncuar rritjen e kontrabandës, veçanërisht të gazit të lëngshëm të naftës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.