GGD mirëpret vendimin e Kushtetueses për rastin e Diana Kastratit

19:29 / 26.02.2013
Grupi i Grave Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Gezim dhe Makfire Kastrati kundër Republikës së Kosovës.

Në këtë vendim, konstatohet edhe njëherë se institucionet e Kosovës nuk i kanë siguruar mbrojtje të ndjerës Diana Kastrati, e cila ishte vrarë brutalisht në mes të Prishtinës në maj të vitit 2011.

Vrasja e Dianës ka dëshmuar edhe njëherë sa i brishtë është sistemi gjyqësor në vend dhe se ka dështuar në mbrojtjen e qytetarëve. Po ashtu, ka dëshmuar se dukuria e dhunës në familje mbetet shqetësim jashtëzakonisht i madh në Kosovë, thuhet në kumtesën e Grupit të Grave Deputete (GGD).

GGD thekson edhe një herë se drejtësia do të vihet në vend vetëm kur vrasësi i Diana Kastratit të merr dënimin e merituar për këtë vrasje me paramendim. Është po ashtu shumë shqetësuese që përkundër vrasjes mizore të Dianës, kujdestaria ndaj fëmijës së saj i është dhënë prindërve të vrasësit.

Grupi i Grave Deputete solidarizohet me prindërit e Diana Kastratit dhe me shumë familje të tjera që kanë përjetuar humbje të tilla. Lufta ndaj dukurisë së dhunës në familje nuk guxon të mbetet vetëm në nivel deklarativ por duhet të merren hapa konkret dhe urgjentë që kjo dukuri të luftohet në praktikë, thuhet në deklaratën e GGD. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:11 / 19.05.2013
Chris Brown dhe Karrueche Tran

Chris Brown u ribashkua me Karruechen?

Këngëtari amerikan, i cili nuk po arrin të rehatohet me lidhjet e tij të dashurisë, Chris Brown, duket se është ribashku...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.