Gjendet i varur në pemë një 11-vjeçar

20:47 / 5.03.2013
Një 11-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me vetëvarje sot pasdite në fshatin Zenelaj të Sharrës, në periferi të Kombinatit, Tiranë.

Mediat në Tiranë bëjnë të ditur se trupi i fëmijës A.H është gjetur rreth orës 18:15 minuta nga familjarët, varur tek një pemë. Mësohet se varja është kryer me litarin e kalit që kishte familja e fëmijës.

Ata kanë zbritur me urgjencë trupin e të voglit dhe e kanë dërguar në ambientet e ambulancës së Kombinatit. Prej aty trupi u dërgua në QSUT për t'iu nënshtruar një autopsie që do të japë përgjigjen e saktë mbi shkaqet e vdekjes.

Paraprakisht Policia po heton në pistën e vetëvarjes. Janë familjarët që të përlotur po japin dhe dëshmitë e tyre mbi orët e fundit që kanë kaluar me të miturin.

Dyshohet se fëmija ka ndërmarre vendimin ekstrem pasi i kanë bërtitur prindërit. Por do te jene hetimet ato qe do te zbardhin plotësisht ngjarjen e rendë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.