Gjendet trupi i pajetë i Albertit
Është gjetur trupi i pajetë i djaloshit 16 vjeçar, Albert (Ferki) Shala nga komuna e Vushtrrisë, i cili ditë më parë ishte shpallur si person i humbur edhe nga Policia e Kosovës, bën të ditur zëdhënësi i Komunës së Vushtrrisë, Bahri Bivolaku.Sipas tij, viktima është gjetur i pajetë në lumin Sitnica nën fshatin Dobërllukë, prej nga është edhe vetë viktima.
Ai i ka thënë Kosovapressit se familjarët e viktimës e kanë parë kufomën dhe e kanë identifikuar se ai është Albert Shala.
Zëdhënësi i komunës ka thënë më tej se ekipet e forenzikës dhe prokurorja janë në vendin e ngjarjes duke e ekzaminuar situatën.
Agjencia e lajmeve Kosovapress njofton se ka provuar të kontaktoj edhe me zyrtarët policorë nga kjo komunë, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Për më tepër, Policia në Vushtrri më 7 tetor, rreth orës 17:50 minuta, ka pranuar informacion nga prindi Ferki Shala në cilësi të ankuesit, i cili ka raportuar se djali i tij Albert (Ferki) Shala i lindur më 04.05.1996, më datë 06.10.2012 rreth orës 12:00 kishte dalë nga shtëpia e tij nga fshati Dobërllukë e Vushtrri, për t’u gjetur më pas i vdekur. /Telegrafi/