Gjenerali Allen në krye të forcave evropiane të NATO-s

17:18 / 10.10.2012
NATO emëroi gjeneralin amerikan John Allen si komandantin e ri supreme të forcave të Aleancës në Evropë.

Ai do të zëvendësohet nga detyra e tij aktuale si komandant i forcave ndërkombëtare në Afganistan nga Joseph Dunford, aktualisht zëvendëskomandant i përgjithshëm i marinsave.

Gjenerali Allen ka udhëhequr trupat e koalicionit në Afganistan që prej korrikut 2011, duke pasur nën varësi 68 mijë trupa amerikane dhe trupa të tjera të 28 anëtarëve të NATO-s dhe 22 partnerëve të tjerë të koalicionit, transmeton TCH.

Ishte Presidenti Obama ai që shpalli emërimin e Allen në Evropë. Pritet që emërimi i tij trë miratohet nga Senati në muajt e ardhshëm, duke bërë që gjenerali të nisë zyrtarisht nga detyra e tij në fillimin e vitit të ardhshëm.

Përpara se të drejtonte operacionet kundër talebanëve, Allen zhvilloi një punë të rëndësishme në kryengritjen irakiane në vitet 2006-08./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.