Gjermani, dy gra kosovare akuzohen për drogë

20:27 / 1.11.2012
Dy gra kosovare, njëra 46 dhe tjetra 62 vjeçe, nga komuna Altenkirchen e Gjermanisë, po përballen para Gjykatës së landit në Koblenz me akuzën se kanë sjellë nga Kosova në Gjermani secila nga 10 kilogramë heroinë. Kjo sasi droge duhej që pastaj të transportohej në Skandinavi.

Gruaja 46 vjeçe, së bashku me bashkëshortin 61 vjeçar (i cili po kështu është i akuzuar), kishin marrë në Altenkirchen një sallë me qira, ku kishin vendosur 15 kilogramë heroinë.

Prokuroria i ngarkon të tre të akuzuarit për ndihmë të ofruar në tregtinë e palejuar me lëndë narkotike në sasi të madhe, si dhe për futjen në Gjermani të këtyre lëndëve.

Çifti i akuzuar, që ndodhet në paraburgim, deri më tash po vazhdon heshtjen. Ndërsa gruaja 62 vjeçare, e cila po ashtu ndodhet në paraburgim që nga muaji maj, trupit gjykues i ka treguar një rrëfim aventuresk e të pabesueshëm lidhur me një kidnapim.

Sipas saj, atë e kanë bartur për javë të tëra nëpër regjion me automobilin në të cilin gjendeshin 10 kilogramë heroinë.

Arsyeja pse ata e kanë bërë këtë, sipas saj, ka qenë se ajo është implikuar pa e ditur me pjesëtarë të një bande droge në Kosovë. Ajo duhej të dërgonte 20 pako të vogla në Oslo. Shefi i bandës e kishte “siguruar” atë se në pakot e vogla nuk kishte drogë, por se ishte vetëm një kurth për një rival të tij.

Rrëfimi i pabesueshëm i 62 vjeçares ka vazhduar me detaje të tjera të panumërta, por në fund kishte dalë se pakot ishin të mbushura me heroinë. 

Si raporton portali albinfo, gjykimi në Gjykatën e Koblenzit është duke vazhduar./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.