Gjermani: Plaçkitje banke, grabitësi mban pengje (Video)

22:36 / 21.12.2012

Pak më herët është plaçkitur Deutsche Bank në Zehlendorf, afër Berlinit. Grabitësi mban si pengje punëtorët e bankës, ndërsa në dorë ka një bombë.

Sipas policisë së Berlinit, hajduti krahas parave ka marrë pengje për të ikur më lehtë në vend të sigurt. Mediat lajmërojnë se ai kërcënon me një bombë.

Pranë bankës ka forca të sigurisë, ndërsa operacioni policor po vazhdon. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.