Gjermania, asnjë lëshim Greqisë

22:24 / 18.08.2012
Qeveria gjermane nuk do t’i bëjë asnjë lëshim kryeministrit grek Andonis Samaras, i cili pritet të vizitojë Berlinin të premten e ardhshme. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, i cili ka theksuar se një zbutje e mundshme e thelbit të reformave as që bëhet fjalë.

Megjithatë, shefi i diplomacisë gjermane ka riafirmuar solidaritetin dhe mirëkuptimin e thellë për qytetarët grekë, duke thënë se “Njerëzit nuk janë përgjegjës për faktin se kush kishte përgjegjësinë nuk u soll në mënyrën e duhur”.

Edhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble është shprehur në të njëjtën linjë, kur ka thënë se, nuk është i nevojshëm një program i ri për Greqinë.

“Ka kufi për çdo ndihmë që mund të jepet”, ka thënë ministri, duke lënë të nënkuptohet se kryerja e reformave anti-krizë nga qeveria greke është një domosdoshmëri.

Schaeuble ka shtuar më tej se, “vendet e eurozonës do të tregoheshin pa mend nëse nuk do të mendonin për një plan emergjence në rast se inciativat në fjalë për zgjidhjen e krizës do të dështonin”.

Ndërkohë, revista gjermane “Der Spiegel”, në edicionin e saj online ka bërë të ditur se Greqia ka nevojë për të tjera para.

Sipas revistës, gjatë vizitës së fundit trojka evropiane ka zbuluar një “vrimë” prej tre miliardë eurosh në buxhetin e Athinës për dyvjeçarin e ardhshëm, që e çon në total borxhin në 14 miliardë.

“Kriza në Greqi po ashpërsohet. Pavarësisht shkurtimeve të borxhit dhe dy paketave të ndihmës, shtetit i mungojnë ende 14 miliardë euro”, shkruan e përjavshmja gjermane, transmeton TCH. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
13:07 / 24.05.2013
Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Marrëdhënie e Google me Samsung duket të jetë stabile për momentin, mirëpo kjo e fundit është duke bërë plane të pav...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.