"Gjermania para ofensivës salafiste "

17:31 / 8.10.2012
Presidenti i Shërbimit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Masen, paralajmëron për rrezikun që sipas tij i kanoset Gjermanisë nga ofensiva e propagandës salafiste.

“Salafistët nga Lindja e Mesme”, tha ai, “synojnë të ndikojnë tek islamikët e Gjermanisë”.

Pasi u ndalua organizata salafiste ''Millatu Ibrahim'' (MI), një nga njerëzit kryesor në Gjermani, sipas Masenit, në Lindjen e Mesme merret me formimin e një qendre mediatike, ku do të flitet në gjermanisht.

“Qëllimi është që të ndikojnë tek islamikët në Gjermani”, ka thënë sot Maseni për ditoren gjermane “Rheinische Post”. Një javë më herët ai ka deklaruar për FAZ se austriani Mohamed Mohamud, i cili ishte anëtarë i MI-së, në prill të këtij viti ka shkuar në Egjipt ku ka ndërtuar një “urë” për kontakte.

Shërbimet e sigurisë në muajt e fundit kanë vërejtur “shpërnguljen” e salafistëve nga Gjermania në Egjipt, e në mesin e tyre - siç tha për revistën “Der Spiegel” një zyrtar nga forcat e sigurisë - është edhe ish-reperi i konvertuar nga Berlini, Dennis Kasper, ndërsa 30 të tjerë “po presin me valixhet e tyre''.

Salafistët pretendojnë se besimet e tyre paraqesin islamin e pastër dhe burimor, të cilin e kanë praktikuar tri gjeneratat e para të myslimanëve. Në veçanti, ata theksojnë se në mënyrën më konsistente ndjekin islamin monoteist (tovhid).

Salafist është emri që më së shpeshti sot përdoret edhe për vehabistët, si në Arabinë Saudite, ashtu edhe në vende të tjera. “Grupet islamike fundamentaliste angazhojnë edhe terroristët vetëvrasës”, thonë ekspertët gjermanë.

Kur është fjala te gjermanët dhe islami, statistikat tregojnë se në këtë shtet jetojnë 3.3 myslimanë dhe se 18 mijë nga ta janë me origjinë gjermane.

Mediat gjermane shkruajnë se numri i të konvertuarve në islam në vitin 2005 ishte njëmijë, ndërsa më 2006 ishte katërmijë. Këto të dhëna janë siguruar nga arkiva e Institutit Qendror Islamik në veri të Rhine Westphalias, ku mohohet se ka lidhje në mes të shtimit të gatishmërisë në dhunë dhe kalimit të gjermanëve në islam.

Kur është fjala për salafistët, mediat gjermane thonë se shqiptari nga Kosova, Arid Uka - i cili vitin e kaluar në aeroportin e Frankfurit ka vrarë dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë - pas hetimeve ka rezultuar se ka qenë i ndikuar nga radikalët salafistë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:18 / 19.06.2013
Taylor Swift, Foto: Getty Images

Swift: Momenti më i mirë, performimi me Rolling Stones

Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, e konsideron performimin me legjendat e Rolling Stones si momentin më të mirë në jet...
Teknologji
20:19 / 19.06.2013
LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG me ekrane të lakueshme dhe të pathyeshme, gjatë vitit!

LG është rrugës për tu bërë prodhuesi i parë i cili do të bëjë prodhimin në masë të ekraneve fleksibile dhe të pa...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.