Gjermania përkrahë arsimin profesional në Kosovë

19:26 / 11.02.2013

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Hamburg të Gjermanisë, ka marr mbështetjen e shtetit gjermanë për përkrahjen e të rinjve kosovar në arsimin profesional

Gjatë ditës së sotme ministri Buja ai ka vizituar Institutin për Arsim Profesional në Hamburg, me ç‘rast ka falënderuar shtetin gjerman për mbështetjen që vazhdimisht po i jep shtetit të Kosovës, e sidomos për përpjekjet që të avancojë fushën e arsimit profesional në veçanti. 

Ministri Buja ka përmendur sfidat me të cilat po ballafaqohet arsimi profesional në Kosovë, si dhe politikat e arsimit dhe aftësimit profesional.

Sipas ministrit Buja, prioritetet e AAP afatshkurtër janë realizimi i praktikës profesionale; kurrikulat, standardet, tekstet dhe vlerësimi; forcimi i lidhjes ndërmjet tregut të punës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, realizimi i praktikës profesionale –bashkëpunimi me ndërmarrjet, thuhet në një komunikatë për media nga MASHT-i.

Ministri Buja ka përmendur edhe infrastrukturën ligjore, që po kompletohet, për të pas një sistem të Arsimit dhe Aftësimit Profesional me standarde të Bashkimit Evropian. 

“Krijimi i Agjencisë për AAP dhe krijimi i vijës buxhetore për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur, pajisja e shkollave profesionale dhe lidhja e AAP me tregun e punës, tekstet dhe materialet mësimore, janë sfidat më të mëdha për arsim dhe aftësim cilësor në Kosovë”, thënë ministri Buja, duke cekur disa nga sfidat me të cilat po ballafaqohet sistemi i AAP. Ministri Buja tha se me krijimin e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional, Kosova do të aftësojë njerëz profesionalë jo vetëm për Kosovën, por edhe për tregun evropianë.

Ndërkaq, drejtori i Institutit për Arsim dhe Profesional të Hamburgut, Rainner Schulz, ka thënë se arsimi profesional në Gjermani ka traditë të gjatë. “Shteti dhe firmat private janë të obliguara për kualitetin e shkollimit të të rinjve në bazë të kërkesave ekonomike. Shteti dhe ekonomia janë partner për një kualitet për arsimin profesional”, ka thënë ai.

Sipas tij, meqenëse Kosova ka pjesën më të madhe të popullatës të rinj, ndihma e Gjermanisë në arsimin profesional nuk do të mungojë dhe do të bashkëpunojmë ngushtë në shkëmbimin e të rinjve që ata të Kosovë të mësojnë në Hamburg, kurse nxënës të Hamurgut të përcjellin përvojat e tyre te të rinjtë e Kosovës. 

Gjatë ditës së sotme ministri Buja dhe delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Korporatën Evropiane për Hapësirë ajrore (Industria Aerobus), si dhe Shkollën Profesionale për prodhim dhe teknologji aviacioni. 

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, ministri Buja po shoqërohet nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Arsim të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skender Gjakaliu.

Delegacioni nga Kosova, gjatë vizitës, po njihet me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të arsimit profesional në Hamburg. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.