Gjetaj: Emisari special për të pagjeturit, i dobishëm

20:45 / 24.01.2013
Caktimi i një emisari ndërkombëtar, i cili do të merrej ekskluzivisht me çështjen e të pagjeturve, do të ndikonte që të rritet presioni ndaj Serbisë, ka vlerësuar Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur. Ai ka thënë se humanitetin, që e karakterizon çështjen e të pagjeturve, e mban peng politika.

Gjetaj ka deklaruar për Telegrafin se përfaqësuesit ndërkombëtarë duhet ta kenë të qartë se Serbia duhet të kushtëzohet për të mundësuar që të ketë përparime në procesin e identifikimit të personave të pagjetur nga lufta në Kosovë.

Në këtë aspekt, Gjetaj e ka vlerësuar pozitive mundësinë e caktimit të një emisari special, që është përmendur nga Blerim Shala, koordinator në procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Deri tash negociatat tona me ekipin e Serbisë për të pagjeturit janë bërë me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq ndërkombëtar, por kjo ka dhënë pak rezultate. Duhet më shumë presion politik”, ka thënë Gjetaj.

Në takimin e parafundit në Bruksel është diskutuar për fatin e 1761 personave të zhdukur, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi u ka premtuar familjarëve të të pagjeturve se kjo çështje do të diskutohet seriozisht gjatë takimeve me kryeministrin serb Ivica Dacic. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Prenkë Gjetaj
Prenkë Gjetaj
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.