Gjilan, aksident trafiku me fatalitet

9:18 / 4.06.2013

Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture civile dhe një kamioni, ku si pasojë ngasësi i veturës nga lëndimet e marra ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Ranillug të Gjilanit të hënën në ora 20:40.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa për shkaqe sigurie është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ngasësi i kamionit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.