Gjirokastër, arrestohet studenti diler
Një person është arrestuar në Gjirokastër për trafik lëndësh narkotike. I arrestuari është Olsian Rondo, student i fakultetit ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej”. Policia Kufitare i ka sekuestruar atij në makinën model “Audi” me targa “GJ 66 91 A”, 5.2 kilogramë marihuanë. Ai është arrestuar dje rreth orës 22.30, në Pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije.
Pas kontrollit në makinën e tij, në shasinë e automjetit, në kanalin që kalon malvida ishte sajuar një dhomë e vogël e salduar me fletë metalike me qëllim të maskimit, ku brenda saj janë konstatuar pako me lëndë narkotike.
Në këtë pjesë të makinës, policia gjeti 8 të mbështjella me letër alumini dhe me natriban dhe të lyera me graso, ku brenda tyre ishte dhe droga.<http://www.noa.al/news/?attachment_id=244168>
Rondo e ka blerë drogën në Lazarat dhe do ta trafikonte për në Athinë, raporton NOA.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një aparate celulari, lënda narkotike, si dhe automjeti që u gjet lënda narkotike. /Telegrafi/