Gjirokastër, konfiskohen 200 rrënjë kanabis
Në vijim të operacioneve anti-kanabis në Lazarat, policia e Gjirokastrës prangosi një çift bashkëshortësh, pasi në kopshtin e shtëpisë së tyre u zbuluan rreth 200 rrënjë kanabis.Operacioni i policisë u zhvillua në banesën e çiftit në Lazarat, ku u sekuestruan bimët narkotike dhe u bë i mundur shoqërimi në komisariat i Zenel dhe Merita Bashës, nën akuzën e kultivimit të kanabisit.
Mësohet se operacioni anti-kanabis është kryer rreth orës 5:00 të mëngjesit në lagjen “Bregu i Spillos”, ndërsa policia ka shembur murin rrethues të banesës me një mjet të blinduar, transmeton BalkanWeb..
Sipas policisë, Merita Basha ishte dënuar në mungesë vite më parë me 3 vite burg për të njëjtën akuzë dhe ishte shpallur në kërkim. /Telegrafi/