Gjirokastër, policia shkëmbim zjarri me trafikantët
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit rreth 50 kg marihuanë, ndërkohë që mësohet se personat që transportonin lëndën narkotike kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë. Blutë e Gjirokastrës i janë përgjigjur të shtënave dhe kanë arritur të arrestojnë njërin prej trafikantëve.
Policia sqaroi se zjarr kanë hapur tre persona, blerësi i marihuanës dhe dy transportuesit, raporton BalkanWeb.
Në pranga mësohet të ketë përfunduar njëri prej transportuesve, i identifikuar si S.Rizvo, 17 vjeç, banues në Gjirokastër. /Telegrafi/