Gjirokastër, sekuestrohen 33 kg drogë

22:20 / 10.06.2012
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës 33 kg lëndë narkotike, e dyshuar si marihuanë. Lënda narkotike është gjetur e fshehur në gomën rezervë të një kamioni, që shërbente për transport mallrash të ndryshme nga Greqia në Shqipëri.

Policia bën të ditur se ka arrestuar 36-vjeçarin Gentian Govaçi nga Gjirokastra, i cili drejtonte kamionin trajler “Skania” , me targë AA 372 AD , ku u gjet lënda narkotike, transmeton BalkanWeb.

Grupi hetimor si dhe Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër evidentuan drogën, e ndarë në 22 pako të mbështjella me letër natriban, me forma të ndryshme.

Sipas policisë, lënda narkotike është blerë në fshatin Lazarat, me qëllim trafikimin e saj drejt kryeqytetit grek, Athinë.

Gjirokastriti 36-vjeçar akuzohet për veprën penale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.