Gjithçka gati për Epopenë e UÇK-së

20:15 / 2.03.2013
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe këtë vit do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe do të fillojë nga data 5 mars, duke vazhduar edhe për dy ditë të tjera. Përgjithësisht edhe agjenda nuk ndryshon nga ajo e viteve të mëparshme.

Duke iu referuar pohimeve nga zyrtarë të Ministrisë së FSK-së, në ditën e parë, më datën 5 mars, njësite të FSK-së do të parakalojnë në kazermën “Adem Jashari’ në Prishtinë. Këtë ditë organizohet edhe një koncert me këngëtarët më të njohur të estradës derisa në gjithë këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë vendor e ndërkombëtar.

Më 6 mars, në Ditën e të rënëve, do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe varreza të vendeve të tjera.

Po në këtë ditë, në orën 18:00, në Prishtinë do të organizohet Akademi Përkujtimore me rastin këtyre datave të rëndësishme të historisë më të re të Kosovës.

Më 7 mars, manifestimi Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmbyllet me ndezjen e zjarreve në Prekaz, ceremoni e cila fillon në orën 17:45. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
17:54 / 21.05.2013
Dennis Rodman, Foto: Getty Images

Kështu di vetëm Rodman (Foto)

Edhe pse është shumë vështirë të arrihet diçka e tillë, Dennis Rodman ka arritur ta tejkalojë edhe vetveten.
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.