Gjykata ia dorëzoi çelësat RTV Mitrovicës
Gjykata Komunale në Mitrovicë ia dorëzoi çelësat e lokaleve OJQ “Mitrovicës”, përkatësisht Radio Mitrovicës dhe TV Mitrovicës, lokale këto që Komuna e Mitrovicës i pat marrë me dhunë me 17 korrik të këtij viti.Tri javë më parë Gjykata pat urdhëruar kthimin e pajisjeve që inspektorët komunalë patën marrë në mënyrë të paligjshme Radio Mitrovicës dhe TV Mitrovicës.
Por të hënën, Gjykata duke konstatuar se veprimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës ka qenë tërësisht i kundërligjshëm, i dorëzoi çelësat pronarit të OJQ “Mitrovicës”, Nexhmedin Spahiu, dhe urdhëroi autoritetet komunale që në të ardhmen të përmbahen nga veprime të tilla. /Telegrafi/