Gjykata Kushtetuese rikthen Basescun
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim se referendumi për rrëzimin e presidentit Traian Basescu ishte i pavlefshëm. Verdikti e kthen në detyrë Basescun, i cili u pezullua nga parlamenti më 6 korrik.
Për vendimin e gjykatës, të shpallur të martën kanë votuar 6, kundrejt tre gjykatësve, që kanë qenë kundër.
Koalicioni qeverisës në Rumani, i udhëhequr nga kryeministri majtist, Viktor Ponta, në muajin e kaluar u përpoq që ta rrëzojë Basescun e qendrës së djathtë përmes referendumit të 29 korrikut, i cili dështoi pasi që pjesëmarrja e votuesve nuk ishte 50 për qind.
Pothuajse 90 për qind e atyre që kanë votuar mbështetën rrëzimin e Basescut. Megjithatë, koalicioni qeverisës kontestoi vërtetësinë e regjistrave zgjedhorë dhe detyroi gjykatën e lartë të marrë vendim për vlefshmërinë e referendumit.
Referendumi është përcjellë me raportet për mashtrime të shumta zgjedhore nga autoritetet në pushtet.
Basescu është zgjedhur për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2009./Rel/Telegrafi/