Gjykata lejon prokurorin ta marrë në pyetje Limajn

11:36 / 3.10.2012
Gjykata e ka obliguar deputetin Fatmir Limaj që t’u përgjigjet pyetjeve të prokurorit special, Johanes Pickert, pavarësisht se ka kaluar afati për zhvillimin e hetimeve.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të Limajt, Tahir Rrecaj, kundër ftesës së prokurorit për ta marrë në pyetje për dyshimet për korrupsion që lidhet me Ministrinë e Transportit.

Sipas gjykatës, Limaj ka qenë i obliguar t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit qysh më 11 shtator, e jo të heshtte, shkruan “Koha Ditore”.

“Më 19 shtator 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar në bazë të ligjit se Fatmir Limaj ishte i detyruar të paraqitet para prokurorit të EULEX-it të Prokurorisë Speciale, i cili është në krye të hetimeve kundër tij”, ka thënë zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. “Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës thotë se i dyshuari është i detyruar të paraqitet para prokurorit publik pas pranimit të thirrjes nga prokuroria. Sipas këtij neni, i dyshuari mund të paraqesë ankesë te gjyqtari i procedurës paraprake për të vendosur mbi ligjshmërinë e paraqitjes së tij para prokurorit publik”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:26 / 21.05.2013

Trepça të mbrohet me ligj

Pas deklarimit të ambasadës amerikane, ushtruesi i detyrës së drejtorit të “Trepçës”, Halil Çela ka deklaruar se ta...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.