Gjykata refuzon ankesa në rastin kundër Hasanit dhe Qerimit

18:16 / 24.09.2012
Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën Supreme i ka refuzuar ankesat e të pandehurve Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, si dhe i vërtetoi aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Po ashtu, trupi gjykues e hodhi poshtë ankesën e Prokurorit Special në pjesën e saj lidhur me shfajësimin e Nysret Cenës, thuhet nw njw komunikatw pwr media tw EULEX-it.

“Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shpallur Besnik Hasanin dhe Shpend Qerimin fajtorë për vrasjen e Neshat, Urim dhe Sylejman Baftiut dhe plagosjen e Bujar Baftiut në një pritë në rrugën magjistrale Prishtinë-Shkup në fshatin Soponicë. Sadik Baftiu, i cili ishte po ashtu në makinë me viktimat tjera kishte shpëtuar pa lëndime”.

Hasani dhe Qerimi qenë dënuar për veprat penale të vrasjes së rëndë, tentim vrasje të rëndë në bashkë-kryerje dhe mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Secili prej tyre u dënua me nga një dënim të përgjithshëm prej 33 viteve burgim afatgjatë. I pandehuri tjetër, Nysret Cena ishte shfajësuar nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë.

Rastin e ka ndjekur penalisht një Prokuror Special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, thuhet nw komunikatwn pwr media tw EULEX-it. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.