Gjykata Supreme konfirmon dënimet për rastin “Tisa”

14:51 / 3.10.2012
Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar të mërkurën vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës në rastin ”Tisa”.

Kryetari i trupit gjykues, Horst Bridel gjatë arsyetimit tha se vendimi i shkallës së parë ka qenë i drejtë dhe pas shqyrtimit të të gjitha ankesave të palës mbrojtëse ka hedhur poshtë të gjitha ankesat, njofton “Koha”.

Avni Hajdari, i është shqiptuar dënimi prej 19 vjet burg dhe 250 mijë euro gjobë, Shpëtim Ademajt prej 17 vjetësh burgim dhe 200 mijë euro gjobë, Ismail Krapi dhe Shaip Selmani do të mbajnë nga 8 vjet, Fatmir Pajaziti 7 vjet, Xhemail Halilaj është dënuar me dy vjet burgim- me kusht, si dhe Blerim Ademaj me 5 vjet burgim.

Sipas aktakuzës që ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në natën mes 14 dhe 15 tetorit të vitit 2009, një grup prej 18 kosovarësh ishte trafikuar dhe kishin pësuar derisa po kalonin me barkë përmes lumit Tisa ndërmjet Serbisë e Hungarisë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
9:01 / 25.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida Dani këndon edhe ilahi (Video)

Këngëtarja nga Shkodra, Elhaida Dani, përpos talentit të saj jashtë-planetar për të interpretuar këngë të muzikës mo...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.