Gjykata Supreme kthen në rigjykim një rast të krimeve të luftës

18:35 / 5.09.2012
Një trup gjykues i EULEX-it në Gjykatën Supreme urdhëroi rigjykimin e një rasti të krimeve të luftës kundër Ejup Kabashit, Naser Hotit, Mustafa Hotit, Milaim Hotit, Nexhmedin Berishës dhe Jetulla Kabashit.

Trupi gjykues i miratoi ankesat e të pandehurve duke e anuluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me përjashtim të pjesës që ka të bëjë me shfajësimin e Haxhi Mazrekut.

Në gusht 2011, Gjykata e Qarkut në Prizren e shpalli Ejup Kabashin fajtor për krime të luftës kundër popullsisë civile në bashkëkryerje dhe e dënoi atë me pesë vjet burgim. Naser Hoti, Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën fajtorë për dhënie të ndihmës kryerësve të krimit pas kryerjes së veprave penale dhe u dënuan me gjashtë muaj burgim me kusht.

Rasti kundër Ejup Kabashit dhe të tjerëve kishte të bënte me krimet që pretendohet se janë kryer kundër popullsisë civile serbe në fshatin Opterushë në vitin 1998.

Në Gjykatën Supreme prokurorinë e ka përfaqësuar një prokuror i shtetit i EULEX-it. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.