Gjykata Supreme urdhëron rigjykim në rastin e korrupsionit në polici

12:35 / 11.07.2012
Një trup gjykues i përbërë nga një gjykatës i EULEX-it dhe dy gjykatës vendas në Gjykatën Supreme të Kosovës, urdhëroi rigjykimin e Bedri Januzit, Mustaf Gashit dhe Shkelzen Zogianit, oficerë policie, të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë me imigrantë si dhe të Bib Docajt të akuzuar për pastrim parash dhe lehtësim të prostitucionit.

Trupi gjykues i Gjykatës Supreme pranoi ankesat e avokatëve mbrojtës në emër të Bib Docajt dhe ankesën e prokurorit special kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, njofton EULEX-i.

Trupi gjykues anuloi vendimin e shkallës së parë duke e dërguar rastin në rigjykim për shkak të mospajtimeve serioze ndërmjet vendimit dhe arsyetimit, vërtetimit të pamjaftueshëm të fakteve dhe – varësisht nga vlerësimi i duhur i provave– nevojën për rikualifikim të veprave të kryera penale.

“Gjykata e Qarkut e Prishtinës shfajësoi të pandehurit Bedri Januzi, Mustaf Gashi dhe Shkelzen Zogiani për shkak të mungesës së provave. Të pandehurit akuzoheshin që i kishin pranuar disa persona që të hyjnë ilegalisht në Kosovë dhe në atë mënyrë kishin marrë përfitime të paligjshme materiale ndërsa i kishin keqpërdorur kompetencat e tyre si zyrtarë të policisë”, thuhet në njoftim.

Bib Docaj u lirua nga akuza për pastrim parash, por u dënua për lehtësim të prostitucionit. Ai, si pronar i klubit të natës “Victoria”, u akuzua për rekrutim, organizim dhe dhënie ndihmë një numri të femrave të huaja për qëllim të prostitucionit dhe shitje të shërbimeve të tyre seksuale klientëve.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe gjatë ankesave është mbështetur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Shtetit e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:09 / 25.05.2013
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Brad Pitt lëvdon babain e Gwyneth Paltrow

Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka lëvduar babain e ish-te dashures Gwyneth Paltrow, Bruce, pasi ky i fundit e ka ndihmuar që...
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.