Gjykatësi kosovar dënohet me 10 vjet burg

15:42 / 22.10.2012
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, e shpalli Kolë Pukën, ish gjyqtar, fajtor për lëshimin e vendimeve të paligjshme gjyqësore, shpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit, shpëlarje parash dhe mashtrim.

Pukës iu shqiptua dënimi prej dhjetë viteve burgim, dhe iu ndalua ushtrimi i detyrave publike apo juridike për tre vjet pas vuajtjes së dënimit, njofton EULEX-i.

“Gjykata vërtetoi se Kolë Puka ka mashtruar Kompaninë e Sigurimeve të Kosovës në Likuidim për 1.2 milionë euro, duke plotësuar parashtresa të falsifikuara për kompensim, në emër të më shumë se njëzet palëve, që kinse kishin pësuar aksidente para luftës.

Porse palët e dëmtuara nuk kishin qenë në dijeni që këto parashtresa janë plotësuar në emrin e tyre, dhe ata kurrë nuk i kishin pranuar paratë e paguara nga Kompania”, thuhet në kumtesë.

Si rrjedhojë e dënimit për shpëlarje parash, prokurori është i autorizuar që ta fillojë procedurën në Gjykatën e Qarkut për konfiskimin e mjeteve të fituara nga shpëlarja e parave.

Dy të akuzuarit e tjerë, Zef Marleku dhe Lon Palushaj, janë liruar nga të gjitha akuzat. Sipas prokurorit, ata pretendohej se kishin bashkëpunuar me Pukën në mashtrimin e Kompanisë së Sigurimeve, por gjykata vërtetoi se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për t’i mbështetur këto akuza.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.