Gjyq ushtarak për “furnizuesin” e WikiLeaks
Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar mbrëmë vonë se ushtari Bradley Manning do të ballafaqohet me gjykatë ushtarake, nën akuzën se e ka furnizuar faqen e internetit WikiLeaks, me më tepër se 700 mijë dokumente sekrete dhe të klasifikuara të Shteteve të Bashkuara.Në kumtesë theksohet se komandanti ushtarak i qarkut të Washingtonit, gjeneralmajori Michael Linnington, i ka referuar të gjitha akuzat te Gjykata e Përgjithshme Ushtarake.
I akuzuari ballafaqohet me 22 pika të akuzës, përfshirë edhe ndihmë dhënë armikut.
Nëse shpallet fajtor, Manning mund të dënohet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/