Godet tri femra me BMW
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me BMW ka goditur tri femra, duke i shkaktuar lëndime trupore. Ato u dërguan në QKUK për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuat. Po ashtu, një ngasës i kamionit nga pakujdesia ka goditur një tjetër person , duke i shkaktuar lëndime trupore.Goditjet e këmbësorëve nga veturat, tanimë i shohim çdo ditë e më shumë. Vetëm brenda një dite kanë ndodhur disa aksidente, ku si pasojë janë lënduar disa persona.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku nga pakujdesia, një person ka goditur tri femra duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kurse, rasti tjerët ka ndodhur në periferi të Lipjanit, ku një ngasës i kamionit ka goditur një person , duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dy ngasësit e veturave janë dërguar në mbajtje, kurse viktimat për tretman mjekësor, transmeton KP.
Një femër është lënduar edhe gjatë një aksidenti që ndodhi në Krushën e Madhe, në mes të një traktori dhe një veture. /Telegrafi/