Grabitet argjendaria në Tiranë

17:27 / 31.10.2012
Grabitet argjendaria e vajzës së Rrapo Sinanajt, argjendari i cili humbi jetën 1 vit më parë në argjendarinë e tij, pasi u qëllua me armë zjarri nga vrasësi serial Viktor Gushi.

Policia, që është vënë menjëherë në lëvizje pas grabitjes, ka mundur të arrestojë autorët, të cilët u larguan nga një rrugë dytësore në zonën e Domjes. Mësohet se autorët e dyshuar të ngjarjes janë Redi Donrolli, 27 vjeç nga Shkodra, i arratisur nga burgu, dhe Klodian Martini, 28 vjeç nga Dibra.

Grabitja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 13:05 në zonën e “Selvisë”, në Tiranë, ndërkohë burime policore bëjnë me dije se autorët, të cilët mbanin kapele në kokë, pasi kanë hyrë në argjendari kanë thyer xhamin ku mbaheshin florinjtë, duke u larguar me shpejtësi me motor pasi kanë arritur të marrin 4 tabakë floriri, transmeton BW.

Nga hetimet paraprake mësohet se në argjendari ka qenë vetëm vajza e argjendarit të ndjerë. Ndërkohë, ka qenë ndërhyrja e policisë private, e cila pasi është përleshur me dy grabitësit, ka tentuar të rekuperojë vetëm pak metra larg argjendarisë një sasi të florinjve.

Dëshmitë e vajzës së Rrapo Sinanajt, si dhe kamerat e sigurisë do të mund të zbardhin gjithë dinamikën e ngjarjes, ndërkohë që policia do Të marrë në pyetje edhe autorët. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:42 / 19.06.2013
Rihanna, Foto: Arkiv

Rihanna thyen rekordin në Youtube

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka arritur ta tejkalojë artistin e ri, Justin Bieber, për nga shikueshmëria e vide...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.