Grabovci: S’ka krizë institucionale
Përderisa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se Kosova është në krizë institucionale, duke paralajmëruar koalicion parazgjedhor me partitë e tjera, Adem Grabovci nga PDK-ja ka mendim ndryshe.Grabovci në një prononcim për gazetën “Epoka e Re”, ka mohuar se ka krizë institucionale.
“Isa Mustafa e ka tërësisht gabim. Në Kosovë nuk ka krizë institucionale. Institucionet e vendit janë duke funksionuar normalisht. Këtë e di edhe Mustafa, apo ndoshta i është ngatërruar me krizën në LDK”, ka thënë Grabovci, duke paralajmëruar Mustafën se PDK-ja do ta mund LDK-në sa herë që do të mbahen zgjedhjet.
Sipas tij, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore janë duke i kryer detyrat e tyre konform agjendës që kanë. /Telegrafi/