Grabovci: Veprimet e VV-së i ngjajnë grusht-shtetit

13:26 / 1.07.2013

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje (VV), ka thënë se ata si PDK nuk i gëzohen rënies nga skena politike të asnjë partie politike, por sipas tij, është fatbardhësi se fuqia e këtij grupi politik po minimizohet.

Ai këto komente i bëri të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ne nuk kemi pasur dëshirë që një grup apo subjekt politik të bjerë nga skena politike në këtë mënyrë”, tha ai për Telegrafin.

Grabovci shprehet se është fatbardhësi se fuqia e këtij grupi politik po minimizohet, duke shtuar se “ne nuk kemi pasur dëshirë që një grup apo subjekt politik të bjerë nga skena politike në këtë mënyrë|.

“Ne i gëzohemi konkurrencës dhe shumë mendësisë, sa më shumë subjekte politike të kemi është mirë sepse konkurrenca është e dobishme”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Grabovci ka shtuar se vetë fakti se protestës e cila u mbajt të enjten para Parlamentit të Kosovës, nga aktivistët e VV-së kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, iu ka përgjigjur një numër i vogël i qytetarëve është treguesi më i qartë se anëtarësia e kësaj partie është e pakënaqur me veprimet e dhunshme të cilat po i manifeston VV-ja.

Në pyetjen se veprimet e deputetëve të VV-së brenda Kuvendit a kanë pasur qëllim grusht-shtetin, ai ka deklaruar se “unë nuk kam nevojë ta emërtoj atë se çka ka qenë, por mbi bazën e veprimeve që kanë ndodhur madje edhe uzurpimi i ulëses së kryetarit të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe jodemokratike, dëshmojnë të gjitha elementet e grusht-shtetit apo uzurpimit të institucioneve”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.