Gramsh, shembet ura, rrezikohet tragjedia (Video)

12:21 / 20.05.2012
Një urë pasarele që lidh dy fshatra në zonën e thellë të Gramshit është shembur dhe për pak i ka marrë jetën dy motrave të mitura.

Fjoralba dhe Leda Paja, 12 dhe 14 vjeçe, kur ktheheshin nga shkolla ranë nga ura direkt në lum në Holtë dhe janë shpëtuar rastësisht nga një person qe dëgjoi thirrjet e tyre për ndihmë.

”Isha duke kaluar aty pranë, kur dëgjova britmat për ndihmë. Renda në vend dhe pashë dy vajza që i kishte marrë lumi. U futa me nxitim dhe për fat, arrita t’i nxirrja në breg të dyja”, tregoi Arjan Liçi për “Top Channel”, shpëtimtari i dy jetëve.

Nga ana e tij, babai i dy vajzave bën thirrje që kjo pasarelë të riparohet, sepse edhe fëmijë të tjerë rrezikohen çdo ditë kur kalojnë aty për të shkuar në shkollë.

”I kërkoj strukturave shtetërore që të ndërhyjnë dhe të bëjnë të mundur riparimin e urës, ku çdo ditë kalojnë 30-40 fëmijë për t’u shkolluar. Askush nuk duhet të pësojë fatin e vajzave të mia”, tha Gani Paja.

”Është një mrekulli e Zotit se si të dyja vajzat shpëtuan të padëmtuara. Ato kërkonin vetëm të arsimoheshin, dhe për të vajtur në shkollë duhet kaluar detyrimisht nga ura”, deklaroi Luljeta Dollani, kryetarja e Partisë Socialiste në Gramsh.

Haki Llapushi, kryetari i komunës Poroçan, nga ana e tij kujtoi se “ura është ndërtuar përpara viteve 1970 dhe se ajo është e domosdoshme për komunikimin e dy fshatrave me pjesën tjetër të rrethit”.

Aktualisht, ura vazhdon të jetë e shembur, duke izoluar fshatrat Gjerë dhe Holtë. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
17:06 / 21.05.2013
Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

Konsumatorët më pak të kënaqur me iPhone

American Customer Satisfaction Index thotë se Apple mbetet në krye të listës së kënaqësisë konsumatore, por kjo shkall...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.