Granata e dorës aktivizohet brenda një shtëpie private në Leposaviq, një person humb jetën

0:32 / 5.01.2013

S. Aksentijevic, mashkull 54 vjeçar, i përkatësisë etnike serbe, është raportuar të ketë humbur jetën si rezultat i shpërthimit të një granate dore brenda shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 16:20min, në fshatin Beluce të Leshakut, komunë e Leposaviqit, ndërsa policia ka pranuar informatën fillestare nga bashkëshortja e të ndjerit e cila ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

Bazuar në informatën fillestare të ankueses, dyshohej se viktima ka vetaktivizuar mjetin eksplodues, një granatë dore.

Në vend të ngjarjes, veç njësive patrulluese të stacionit Leposaviq, janë paraqitur edhe Prokurori Publik së bashku me hetuesit dhe teknikët e kriminalistikës të drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë, si dhe njësiti policor për identifikim të mjeteve improvizuese eksploduese të cilët kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes.

Sipas ekspertëve për identifikim të mjeteve eksploduese, besohet se mjeti shpërthyes i përdorur në këtë rast, është një granatë dore, tip M-75, prodhim jugosllav.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Policia ka iniciuar rastin si vdekje nën rrethana të dyshimta, ndërsa hetimet lidhur me rastin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit janë duke u ndjekur nga hetuesit rajonal të Policisë në Mitrovicë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.