Gratë deputete lëshojnë seancën

16:41 / 11.10.2012
Grupi i grave deputete të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës, gjatë interpelancës ndaj ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kanë lëshuar seancën plenare, pasi janë ndier të ofenduar nga deklarata e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili gjatë fjalimit të tij, para deputetëve, ka thënë se ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, po i puth dhe po i përqafon zyrtarët e lartë evropian më mirë se ministri.

Më këtë rast, Grupi i grave deputete i PDK-së kanë kërkuar nga Gashi të kërkoj falje dhe ta tërheq fjalën e tij, por Gashi nuk e ka përfillur këtë kërkesë të tyre, transmeton Kosovapress.

Gratë deputet të PDK-së në shenjë pakënaqësi ndaj këtij veprimi kanë lëshuar sallën kuvendit të Kosovës. Më vonë këtyre u janë bashkangjitur edhe disa deputete nga partitë e tjera parlamentare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
19:19 / 24.05.2013
Britney Spears

Britney dëshiron të martohet

Britney Spears dëshiron të martohet dhe të krijojë familje me të dashurin e saj të ri, David Lucado.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.