Grekët kërcënojnë regjisorin shqiptar: Këtu do të bëhet varri yt

22:01 / 6.10.2012
Shfaqja e regjisorit shqiptar Laert Vasili, ka hasur në protesta të forta të ekstremistëve grekë dhe anëtarëve të grupimit “Agimi i Arte”.

Laert Vasili është një prej artistëve shqiptarë që jeton dhe punon në Greqi. Më 4 tetor kishte planifikuar vënien në skenë të dramës “Corpus Chris”, në teatrin “Hitiro”, në qendër të Athinës.

Ekstremistët e “Agimit të Artë” kanë kundërshtuar me forcë vënien në skenë të shfaqjes, e cila sipas tyre sulmon Krishtin. Me argumentin se shfaqja sulmon ndjenjat fetare, disa protestues janë mbledhur para teatrit dhe kanë kërkuar anulimin e saj. Ndërsa kanë hedhur dhe parulla kundër regjisorit.

“Shqiptar, këtu do të bëhet varri yt”, ishin thirrjet protestuesve, transmeton NOA.

Regjizori Vasili u shpreh se reagimi ishte i pakuptimtë. Ai deklaroi për mediat se shfaqja ka të bëjë me jetën e një fëmije, Joshua, që nga lindja e tij, vitet e tij të shkollës dhe rritja kur dhe ai hyn në një grup të njerëzve që e zgjedhin atë si lider. Sipas tij, shfaqja nuk denigron dhe nuk sulmon askënd. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Laert Vasili
Laert Vasili
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.