Greqi, ekzekutohet një shqiptar 40 vjeç, plagoset një grua

9:38 / 31.08.2012
Një krim i egër, i tipit mafioz ka ndodhur herët në mëngjes, në lagjen Kalithea të Athinës, ku një shqiptar 40 vjeçar është vrarë, ndërsa një grua që ishte me të në makinë, është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Perikli 30, rreth orës 3:00 të mëngjesit. Dy persona i kishin bërë kurth viktimës dhe e prisnin me armë në dorë, njofton BalkanWeb.

Ata i janë afruar makinës së 40 vjeçarit, i cili ishte brenda me një grua nga Ukraina. Personat e armatosur hapën zjarr mbi njerëzit që ndodheshin në makinë.

Nga plumbat mbeti i vdekur 40 vjeçari, ndërsa shoqëruesja e tij 30 vjeçare u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku po lufton për jetën e saj.

Qytetarët njoftuan policinë, që mbërriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes, por autorët ishin larguar pa lënë gjurmë.

Policia po heton për gjetjen e vrasësve dhe zbardhjen e motiveve të krimit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.