Greqia nuk e njeh pakicën maqedonase
Asnjë qeveri e Greqisë nuk do ta njohë dot pakicën maqedonase, ka thënë në intervistë për RTVM-në, zyrtari i Monitoringut grek të Helsinkut, Panjotis Dimitris, “aq më pak nga Qeveria e re e Greqisë, e cila udhëhiqet nga Samaras, një profil i nacionalistit ekstrem”“Në fakt, për këtë çështje, asnjë qeveri greke nuk do të bënte gjë sikur të drejtohej ndonjëherë edhe nga kryeministri më i përmbajtur, më liberal, sepse kjo (pakica maqedonase në Greqi) është temë tabu... Refuzimi për të regjistruar Shtëpinë e Kulturës Maqedonase, edhe përkundrejt vendimit të Gjykatës Evropiane, është dhe një dëshmi se Greqia nuk e ka ndërmend t’i zbatojë vendimet që kanë të bëjnë me shoqatat maqedonase. Greqia nuk do ta bëjë këtë përderisa nuk detyrohet nga bashkësia ndërkombëtare”. /Telegrafi/