Greqia nxjerr në shitje 30 ishujt më të mirë të saj

15:30 / 2.09.2012
Greqia zyrtarisht ka nxjerrë në shitje 30 ishujt e saj, duke u munduar t’i shpëtojë falimentimit. I detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike, shteti grek ka nxjerrë në shitje apo të jap me qira 30 ishujt, të cilët konsiderohen si ishujt më të mirë, gjë kjo që rrit perspektivën e qeverisë për të thithur investime në këtë vend ku kriza ka çuar popullin dhe qeverinë e saj në një varfëri të papërballueshme.

Sipas gazetës greke “Ta Nea”, me dhjetëra ishuj në gjirin e Saronikosit, në Evaiko, në Cyclades, në gjirin e Agrolidës, në Jon, në Egjeun verior dhe atë jugor, do të jepen me qira afatgjate dhe do të shiten disa dhjetëra ishuj, raporton Shekulli.

Nga dhjetë projektet më të mundshme, të bëra publike nga gazeta, i përkasin më shumë se 30 ishujve të vegjël gadishujve me një sipërfaqe nga 100 deri në 3.100 hektarësh.

Modelin të cilin do të ndjekin autoritete për dhënien me qira afatgjatë, është ai që parashikon një afat kohorë nga 40 deri në 50 vjet në përdorim të privatit. Por ,që të realizohet kjo gjë, shteti grek duhet të ndërhyjë në ndryshimin e legjislacionit, pasi ligji ekzistues nuk favorizon dhënien me qira apo shitje për shfrytëzimin e ishujve. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
10:22 / 21.05.2013
Johnny  Depp dhe Amber Heard

Depp nuk është më joshës për femrat

Të qenit seks simbol dhe joshës për femrat duket se nuk është më realitet për Johnny Depp, edhe atë për faj të së da...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
9:47 / 21.05.2013

S’kthen kush kusur 1, 2 dhe 5 centë

Që nga qarkullimi i monedhës euro, në Kosovë bizneset nuk i aplikojnë monedhat e kuqe si kusur ndaj konsumatorëve, ato 1 ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.