Greqia: Shkupi po provokon

9:42 / 28.06.2012
Autoritetet greke i kanë quajtur provokim deklaratat dhe reagimet e para të autoriteteve të Shkupit pas zgjedhjes së qeverisë së re në Greqi.

“Ndërhyrjet fyese të autoriteteve të Shkupit, vetëm disa ditë pasi u zgjodh Qeveria e re, sigurisht se nuk ndihmojnë në drejtim të krijimit të klimës së përshtatshme për arritjen e një zgjidhje të përbashkët të pranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekuras.

Ai ka kritikuar një nga deklarimet e kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka thënë se Greqia po kryen gjenocid politik, njofton Ina.
“Përkundrazi ata po rrënojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe po nxisin në mënyrë sistematike propagandën negative qeveritare, e cila ka për qëllim që opinionin publik në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka kthejë kundër Greqisë”, deklaroi zëdhënësi i Delavekuras.

Sipas tij, Athina është e interesuar për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të emrit përmes negociatave dhe në kuadër të OKB-së.

Reagimi grek gjithashtu ka pasuar edhe pas thirrjes së ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski, i cili i bëri thirrje autoriteteve greke që të mos provokojnë maqedonasit me vendimin për mbulimin e kodit të targave të makinave MK me mbishkrimin FYROM. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.