Greva e seksit si mjet i paqes!

11:11 / 30.08.2012
Mohimi i seksit për gjininë e kundërt po bëhet formë popullore e shprehjes së padhunshme të pakënaqësive të femrave dhe armë e forcave opozitare në vende të ndryshme të botës. Me ndihmën e grevave të tilla janë zgjidhur shumë probleme në botë.

Togo - 2012

Anëtaret femra të një partie opozitare në Togo aktualisht po kërkojnë grevë seksi me kohëzgjatje njëjavore, gjatë së cilës do të refuzojnë tërësisht marrëdhëniet me burrin. Qëllimi i tyre është që të nga presidenti Faure Gnassingbe të kërkohet dorëheqja.

Forcat opozitare janë të revoltuara ndaj sundimit 40 vjeçar të kësaj familjeje. Ndërsa, gratë e këtij vendi inspirimin e kanë marrë nga grevat e mëparshme të seksit në shtetet tjera.

Liberia - 2003

Gjatë luftës civile në Liberi, në fillim të mijëvjeçarit të ri, një grup i aktivisteve ka organizuar një aksion masiv paqësor të grave. Aty kanë marrë pjesë anëtare të besimeve të ndryshme të cilat kënduan dhe recituan së bashku lutjet. Si pjesë e protestës ishte greva e seksit, pra që marrëdhëniet e tilla t’u kufizohen meshkujve, derisa konflikti të mos zgjidhet.

Gratë ishin të suksesshme në veprim të tyre. Madje, kanë bindur Presidentin e Liberisë për të shkuar në bisedimet e paqes me Ganën, gjë që përfundimisht çoi në përfundimin e luftës civile.

Njëra prej organizatoreve, Leymah Gbowee, për luftën e saj u nderua me Çmimin Nobel. Ndërsa, për gratë që kanë marrë pjesë në "rebelim" është bërë filmi dokumentar "Lutuni që djalli të kthehet në ferr”, i cili po ashtu ka marrë shumë shpërblime.

Kolumbi - 1997

Në fakt, në Kolumbi ishte një mashkull të cilit i lindi i deja e grevës së seksit. Gjenerali i ushtrisë së këtij vendi, Manuel Jose Bonnet, ka kërkuar nga gratë dhe vajzat e guerilëve e narkodilerëve që ta kufizojnë dashurinë seksuale, derisa nuk ndalohet larja e llogarive mes bandave.

Kolumbi – 2006

Gati një dekadë më vonë, kolumbianet e qytetit Pereira filluan grevën, duke refuzuar seksin me shumë pjesëtarë të bandave. Atë vit në Pereira kishin ndodhur rreth 500 vrasje. Pas grevës shkalla e krimit ka rënë me mbi 26 për qind.

Keni - 2009

Mijëra gra keniane kanë hyrë në grevë njëjavore seksi, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet presidentit dhe kryeministrit, gjë që ka quar në trazirat dhe dhunën në vend. Ato kanë kërkuar nga gratë e dy politikanëve po ashtu të jenë pjesë e grevës. Nuk dihet nëse ato pranuan, por fillimi i grevës paraqiti edhe fillimin e dialogut.

Filipine - 2011

Në ishullin Mindanao të Filipineve, anëtarët e gjinisë së bukur u lodhën nga lufta e vazhdueshme mes burrave nga dy fshatrat fqinje. Nuk ishte vetëm siguria që shkaktonte probleme, por edhe mungesa e qarkullimit të lirë që kishte kufizuar të ardhurat e fshatrave. Kështu, gratë vendosën t’u thonë burrave se nuk janë të mirëseardhur në shtratin martesor në qoftë se ata vazhdojnë të përlahen me fqinjët. Greva ishte faktor kyç në vendosjen e paqes në këtë rajon. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:09 / 25.05.2013
Foto: Reuters

Sekreti bankar zviceran i ka ditët e numëruara

Bashkimi Evropian beson se në vit humbasin një miliard euro për shkak të evazionit fiskal. Shumë nga këto para mendohet s...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.