Gruaja shqiptare ia rrëmben fëmijën (Video)

11:58 / 23.09.2012
Urben Massena, është një shtetas shqiptar, me origjinë kongoleze, i cili prej tre vitesh po zhvillon një betejë gjyqësore për të parë fëmijën e vet, tashmë 9 vjeç, pasi ish-gruaja e ka rrëmbyer dhe ka ikur nga Shqipëria.

Një vendim i Gjykatës Shqiptare i jep atij të drejtën ta takojë vajzën e tij Edenin çdo fundjavë, për pushimet verore dhe dimërore.

Massena, 53 vjeç, ushtron profesionin e mjekut në Shqipëri ku ka ardhur që në moshë të vogël, në vitet ‘70. Nga bashkëjetesa katërvjeçare me një shtetase shqiptare, ka lindur fëmija Eden, për të cilën gjykata ka vendosur ta rrisë e ëma, ndërsa i ati Urbeni duhet ta takojë sipas këtij vendimi gjatë fundjavës. Në kundërshtim me këtë vendim, fëmija është larguar jashtë vendit nga e ëma, në rrethana të paqarta, pa pasaportë. Aktualisht, sipas të atit, ka marrë shtetësi greke.

"Kam gati katër vjet pa takuar dhe pa folur më vajzën time", thotë Massena për "Top Channel".

Nga Greqia, nëna e fëmijës i ka kërkuar Gjykatës së Apelit të ndryshojë kushtet e takimit të fëmijës më të atin, pasi ajo nuk mund ta sjellë nga Greqia. Por, Gjykata e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, pasi gruaja ishte larguar nga Shqipëria në kundërshtim me vendimin e mëparshëm, duke ikur në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata e Apelit, vijon më tej dukë thënë se largimin e fëmijës e ka kryer vetë gruaja, pa dijeninë dhe vullnetin e të atit, si dhe në kundërshtim më një vendim të formës së prerë të gjykatës. Aktualisht beteja për fëmijën po shqyrtohet nga Gjykata Penale e Tiranës dhe Urbën Massena e akuzon ish-bashkëjetuesen për rrëmbim të fëmijës.

"Fëmijën e ka marrë padrejtësisht dhe atje ose e ka dhënë për birësim të dikush ose e ka shitur, unë këtë nuk e di. Unë kam dokumentin ku thuhet së fëmija tani është shtetas grek", thotë Massena. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.