Gruaja vret ish-burrin
Një krim i rëndë është shënuar sot në periferi të Tiranës, në fshatin Krrabë. Në orët e para të mëngjesit gruaja ka vrarë personin me te cilin bashkëjetonte. Mësohet se viktima është shtetasi Fiqiri Muca kurse autorja e vrasjes, ish-gruaja e tij, Nazmie Visha. Çifti ishte divorcuar, por jetonin sërish nën të njëjtën çati.
Paraprakisht mësohet se shkak mund të ketë qenë, xhelozia që shtyu gruan të ndërmarrë aktin e rëndë.
Policia e Tiranës në vendngjarje ka ndaluar të dyshuarën Nazmie Visha, transmeton BalkanWeb.
Ndërkaq vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij krimi. /Telegrafi/