Grubjesic: Ndarja e Kosovës nuk është më e mundur

14:50 / 24.09.2012
Ndarja e Kosovës është një vendim racional, por nuk është i mundur më, sepse këtë nuk e lejojnë ata që vendosin: SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare, ka thënë zëvendëskryeministrja e Serbisë për çështje të integrimeve evropiane, Suzana Grubjesic.

“Edhe partia ime ka kohë që flet se është e nevojshme ndarja e Kosovës, por këtë e kundërshtojnë shtetet më të fuqishme. Kjo ka mundur të ndodhë para 5-6 vitesh, sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare kishte një klimë të tillë. Por, atëherë kemi thënë: si të ndajmë diçka që është e jona. Nuk kemi menduar në aspektin afatgjatë, nuk është menduar në mënyrë racionale”, ka thënë ajo për B92.

Grubjesic ka theksuar Qeveria e Serbisë, si ajo e mëparshmja, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se Serbia duhet të futet në profesionin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

“Jo vetëm për ne dhe se ndryshe nuk lejohet vazhdimi i integrimit evropian ashtu si do donim, por edhe për shkak të njerëzve që jetojnë atje poshtë”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.