Gruevski fyen UÇK-në

16:42 / 18.08.2012
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në urimin e tij me rastin e 20 vjetorit të Armatës së Maqedonisë (ARM) ka drejtuar akuza fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Ai ka theksuar se sulmet e organizuara në vitin 2001 ishin bërë përmes metodave terroriste.

“Armata e Maqedonisë u ngrit në një forcë të organizuar institucionale, e aftë për tu ballafaquar me të gjitha sfidat që ndaluan në rrugën e integritetit dhe sovranitetit territoriale të vendit tonë. Sfida të tilla ne e dijmë mirë se ka pasur, ndërsa sulmet e grupeve të organizuara që shfrytëzonin metodave terroriste për vrasje në vitin 2001, gjithsesi ishin sfidat më të mëdha me të cilat u ballafaqua ARM së bashku me policinë maqedonas, të ndihmuar nga mijëra vullnetarë që janë kyçur”, theksohet në mesazhin e kryeministrit Gruevski, transmeton INA.

Ai me këtë mesazh ka komentuar edhe ngjarjen e fundit të homazheve në varrezat e UÇK-së nga ministri i mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe ushtarak të lartë të ARM-së.

“Të mos lejojmë që ARM të shndërrohet në mekanizëm për përfitimin e poenëve politiko – ditore të inspiruara nga interesat partiake dhe politikanë, me qëllim që të tërheqjes së grupeve të caktuara të votuesve, duke rrënuar ndërtimin disavjeçar të mirëbesimit dhe respektit të ndërsjellët”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Gruevski, duke shtuar se ARM është e të gjithë qytetarëve, pa dallime etnike dhe fetare. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.