"Grusht" i ri për Berlusconin, humb zgjedhjet në Sicili

22:23 / 29.10.2012
Partia e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, mori një goditje të fortë, duke humbur në zgjedhjet rajonale në Sicili, dikur bastion i mazhorancës.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, kandidati i qendrës së majtë, Renato Crocetta, pritet të emërohet si guvernatori i ri i vendit.

Rezultatet vijnë pas dënimit të një jave më parë të ish-kryeministrit për mashtrim me taksat, që u pasua nga kërcënimi i tij për të hequr mbështetjen nga qeveria aktuale e Mario Montit.

Vota në Sicili konsiderohej nga ekspertët politikë si shumë domethënëse, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-s.

Berlusconi ka përjashtuar mundësinë që të udhëheqë PDL-në (Il Popolo della Liberta) në zgjedhjet e ardhshme, por ka theksuar se do të mbetet në politikë.

Sekretari i partisë, Angelino Alfano, është konsideruar nga mediat italiane si pasardhësi i Berlusconit në krye të PDL-së, por rezultatet e arritura në Sicili, vendlindjen e Alfanos, mund të minojnë pozitat e tij, transmeton TCH.

Sicilia konsiderohet prej kohësh si një bastion i së djathtës. Në vitin 2001, PDL arriti në ishull rezultatin historik, të fitores së 61 deputetëve, në 61 në total.

Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara në zgjedhjet për guvernatorin e krahinës, kandidati i partisë së Berlusconit, Nello Musumeci, ka grumbulluar vetëm 25 për qind të preferencave, duke u renditur i dyti pas Crocettas, i cili udhëheq me 30 për qind. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
18:24 / 19.06.2013
Iggy Azalea

Iggy Azalea nuk ka operuar prapanicën

Reperja australiane, Iggy Azalea, ka hedhur poshtë spekulimet se ajo ka rritur prapanicën e saj me implante të silikonit.
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.