Hague vjen në Prishtinë, mbështet dialogun

10:04 / 19.10.2012
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague, do të qëndrojë javën e ardhshme në Prishtinë dhe Beograd për t`i dhënë mbështetje nisjes së një dialogu të nivelit të lartë, që do të mundësojë normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryediplomati britanik pritet që në Prishtinë e Beograd të takojë përfaqësuesit më të lartë të Kosovës e Serbisë, nga të cilët do të kërkojë “nisjen urgjente të dialogut”, kanë bërë të ditur burime të “Kohës Ditore”.

Tek kanë folur në kushte anonimiteti, zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës e kanë arsyetuar me këtë vizitë edhe “ngutjen” e Partisë Demokratike të Kosovës të kryeministrit Thaçi, për të miratuar të enjten Rezolutën në Kuvend që do t`i hapë rrugë angazhimit të Kosovës në këtë proces.

Një miratim me konsensus të brendshëm për t`u angazhuar në proces pritet që edhe Serbia ta arrijë të premten në një tryezë të ftuar nga presidenti i shtetit fqinj, Tomislav Nikolic. Rezultat i tryezës pritet të jetë udhëzimi për kryeministrin Ivica Dacic dhe Qeverinë e tij që të angazhohen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Gazeta nuk ka arritur që të marrë qëndrimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe lidhur me vizitën e sekretarit të Jashtëm. Burime diplomatike i kanë thënë gazetës se aktualisht po shqyrtohet agjenda e qëndrimit të Hagues në Prishtinë e Beograd. Në kuadër të të njëjtit qëndrim në rajon, shefi i diplomacisë britanike do të vizitojë edhe Sarajevën.

“Gjasat më të mëdha janë që në Prishtinë sekretari të qëndrojë të enjten, ditën kur në Kosovë pritet të jetë festa e komunitetit mysliman ‘Kurban Bajramit’. Vizita është e konfirmuar, por për detaje ende nuk është vendosur”, i ka thënë gazetës një burim diplomatik.

Britania e Madhe është një nga shtetet më mbështetëse të iniciativës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që nëpërmjet një dialogu mes përfaqësuesve të lartë të Kosovës dhe Serbisë të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes të dyja vendeve. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:12 / 25.05.2013
Katy Perry

Katy Perry në lidhje me agjentin e saj

Katy Perry besohet se ka gjetur një romancë të re, dhe ai është agjenti i saj Michael Kives.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
11:57 / 25.05.2013

Amerikanët kthehen në AKP, vetëm me njerëz profesionistë

Dorëheqja e kryetarit të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, Blerim Rexhës, nuk është akt i mjaftueshëm për të kthyer...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.