Hakmarrje me hedhje eksplozivi në banesë

9:53 / 1.08.2012
Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pak pas mesnate në një banesë në Fushë-Mamurras. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën në pronësi të shtetasit Mark Shkreta, i vrarë pak ditë më parë në Tiranë.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se ngjarja të ketë lidhje me hakmarrjen që ka përfshirë dy familjet Shkreta e Llani.


Mark Shkreta, babai i dy autorëve të atentatit të 9 qershorit në Mamurras ku humbi jetën 9-vjeçari Endrit Llani dhe u plagos rëndë xhaxhai i tij, u vra mëngjesin e 20 korrikut në kryeqytet, nga babai i djalit të vrarë, Jetmir Llani, i shpallur në kërkim nga policia, transmeton BalkanWeb.

Ndërkaq, nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm, në Fushë Mamurras janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen si edhe për të zbuluar autorët e saj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.