Halimi: Na trajtoni si Beogradi serbët e veriut!

8:24 / 9.10.2012
Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, i ka mirëpritur deklaratat e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e ardhshëm politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se për ta pasur një stabilitet afatgjatë duhet një standard unik për zgjidhjen e problemeve në veri të Kosovës dhe Luginë të Preshevës.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, kërkon nga qeveria e Kosovës që ta shtojë përkujdesjen ndaj qytetarëve të Luginës, ashtu siç po vepron Serbia me qytetarët e saj në Kosovë.

“Ashtu siç kemi interesimin e qeverisë në Beogradit, e cila në forma me të ndryshime po përpiqet për zgjidhjen e problemit të serbëve në Kosovë, të njëjtin interesim dhe angazhim duhet ta ketë edhe Qeveria e Prishtinës për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pra duhet të këtë reciprocitet”, ka thënë Halimi.

Thotë se Lugina e Preshevës për një kohë të gjatë ka mbetur ‘në mëshirë të fatit’, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të ndryshojë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:43 / 26.05.2013
Emine Gashi

Emine Gashi po bën bujë në botën e modës në Suedi (Foto)

Vajza nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, Emine Gashi, ka dy vite që vijon mësimet në shkollën e mesme “Huddinge Gymna...
Teknologji
11:06 / 26.05.2013
Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri...
Ekonomi
15:04 / 26.05.2013

Interesim për punësim sezonal

Autoritetet në Prishtinë kanë përfunduar përgatitjet për punësim sezonal me shtetin e Gjermanisë, pasi Kosova që nga ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.