Haliti kryetar i PDK-së ne Pejë
Xhavit Haliti, me aklamacion, është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Pejë. Ky vendim është marrë sot nga delegatët e kuvendit zgjedhor të kësaj dege.Punimet janë duke vazhduar edhe tani, ku gjatë ditës pritet edhe përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm të degës, i cili më pastaj do të vendos për kryesin e degës.
Haliti që është nënkryetar i kryesisë së PDK-së në qendër, i zë vendin Adem Grabovcit, i cili deri më sot ka drejtuar këtë degë. /Telegrafi/